Basketboll: Fitore në ndeshjen debutuese e KB “Çair 2030”

Klubi i basketbollit “Çair 2030”, ka shënuar fitore në ndeshjen debutuese në Superligën e Maqedonisë së Veriut duke fituar në transfertë kundër Kumanovës me rezultat 87-79.

Skuadra e trajnerit Erhan Ramadani dominoi përballjen e zhvilluar në Kumanovë, më çka ka paralajmëruar se nuk do të jetë kafshatë e lehtë  edhe për skuadrat  që kanë përvojë më të madhe në basketbollin vendor.

Fitorja në Kumanovë ishte  rezultat i përgatitjeve mjaftë cilësore si dhe sjellja e përforcimeve  të duhura, ndërsa moment kyç e fitores në Kumanovë  ishte çereku i fundit  kur  ekipi “Çairi 2030” krijoi epërsi prej 9 pikëve në rezultatin 85-79, të cilën e menaxhojë deri në fund, për të shënuar fitoren e parë dhe pikët e para në sezonin e ri në Superligën e Maqedonisë së Veriut në basketboll.

Te skuadra “Çair 2030”  më efikas  ishte Dareil Stroler me 27 pikë, para Jusuf Mohamed me 17 dhe Meti Thaçi me 11 pikë. Te vendasit më efikas ishte dyshja Juzbashiç-Nacevski, të cilët shënuan nga 17 pikë, secili.

Nëdeshja e radhës e  skuadrës nga Çairi  do të zhvillohet  më 15 tetor (e shtunë), kundër skuadrës “TFT”, në palestrën sportive “Kale” në Shkup.

 

/KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share