Bashkim kombëtar Shqipëri-Kosovë? Si përgjigjet Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti foli mbrëmjen e sotme në “Opinion” në Tv Klan për idenë e bashkimit të Shqipërisë me Kosovën.

Kurti u shpreh se dy shtetet duhet të forcojnë sa më shumë bashkëpunimin mes tyre.

“Janë dy shtete por, jo dy kombe”, theksoi Kurti.

Blendi Fevziu: Ju keni qenë flamurtar të bashkimit të Shqipërisë me Kosovën, tani që jeni Kryeministër është bjerrur ky ideali juaj?

Albin Kurti: Ky ideal është i rilindasve tanë dhe nuk është një ideal që e përzgjedhim ne. Besoj që është një intencë historike që na ka përzgjedhur neve. Dhe në këtë kuptim, ne jemi në shërbim të tij…

Blendi Fevziu: Ende jeni sot?

Albin Kurti: Po padyshim, çfarë duhet të bëjmë ne është që duhet të forcohet dhe të bashkëpunojnë sa më shumë edhe Kosova, edhe Shqipëria. Janë dy shtete por, jo dy kombe./tvklan.al

VIDEO

Lexo gjithashtu
Total
0
Share