“NDËRHYRJA E QEVERISË NË KOMPETENCA TË KOMUNËS PËR PIKË POLITIKE”
I dëshpëruar duket të jetë kryetari I Prishtinës Përparim Rama pas zhvendosjes së festivalit Sunny Hill në Tiranë.
Fajtore për këtë dështim e bënë kryekëput qeverinë.
PËRPARIM RAMA- KRYETAR I PRISHTINËS
Ai tha se për poena politik është tentuar ndërhyrja e qeverisë në kompetenca të komunës.
Gjithashtu tha se fitimi që ishte llogaritur të dilte nga ky festival për komunën është rreth 15 mln euro.
Ndonëse në Tiranë ai nuk do të mungoj në festival.
Por asamblistët komunal të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kishin votuar kundër që toka ti ipet për 99 vjet festivalit thonë se kanë qenë të pakënaqur me mënyrën e procedimit.
Duke dashur të heqin fajin nga vetja e nga qeveria thonë se fajtori kryesor është kryetari I Prishtinës Rama.
GËZIM SFEQJA- SHEF I ASAMBLISTËVE TË LVV-SË NË KK TË PRISHTINËS
Për mënyrën se si ka kërkuar ministria e Adminsitrimit të Pushtetit Lokal që të rivotohet për dhënien e tokës, ndonëse njëherë ishte votuar dhe me shumicë votash toka I ishte dhënë për shfrytëzim festivalit ka reaguar edhe Asociacioni I Komunave të Kosovës.
Komuna e Prishtinë shpreson se vitin e ardhshëm festivali do të kthehet në Prishtinë aty ku e ka vendin.