Barcelona rikthen Messi në Spanjë

1198622437

Deco: Idhull i madh, do organizojmë ndeshje miqësore në ‘Camp Nou’ e ri

Lionel Messi do të rikthehet për të luajtur me Barcelonën. Është ky lajmi që mbërrin nga Spanja, me deklaratën e bujshme që e ka bërë drejtori sportiv i katalanasve, legjenda portugeze Deko. Edhe pse ndoshta jo për të firmosur një kontratë si profesionist, portugezi i ka lënë të hapur opsionin 36-vjeçarit argjentinas për të përjetuar edhe njëherë emocionet në ‘Camp Nou’ e ri në një miqësore luksi.

“Mendoj se do të ketë një ndeshje lamtumire, por ndoshta në stadiumin e ri kur të jetë gati. Ai do të jetë gjithmonë idhulli më i madh në historinë e klubit. Klubi kishte idhuj të mëdhenj, si Cruyff, Ronaldo, por ai është ndoshta më i madhi nga të gjithë. Patjetër do të luajë një lojë lamtumire te Barcelona, ​​por kur do të jetë, nuk e dimë. Ai është ende duke luajtur, dhe shpresojmë se do të luajë edhe për vite të tjera, sepse njerëzit që e duan futbollin, që e pëlqejnë atë, do të jenë të lumtur që e shohin duke luajtur”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Lamtumira mes lotësh nga ngjyrat ku fitoi gjithçka, mes të cilave edhe 7 Topa të Artë ka lënë shije të hidhur më tepër tek tifozët spanjoll. Messi është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Barcelonës. Në 20 vitet e kaluara në klub si profesionist,  ai gjeti golin në 672 raste dhe fitoi 35 trofe. Momentalisht ka një kontratë deri në vitin 2025, me opsionin për të rinovuar edhe për një sezon, pra deri në fillimin e Kupës së Botës 2026.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share