Barcelona gjobitet nga tatimet me 16 mln Euro

U gjet në shkelje me bilancet financiare

Sigurisht jo një sezon i qetë për Barcelonën, e cila nga njëra anë përgatitet për të fituar kampionatin, nga ana tjetër duhet të përballet me shumë probleme jashtë fushës. Pas hetimeve, për “çështjen Negreira”, klubi katalanas ka një dosje në Agjencinë e Tatimeve për pagesa të parregullta.

Veç këtyre, edhe llogaritja e gabuar e pagesave të largimit për Arda Turan dhe Alex Song. Shifrat do të ishin 1,312,500 Euro për futbollistin turk dhe 3.5 milionë për Song.

Hetimi nga Agjencia e Tatimeve i referohet vitit 2015 dhe ka zbuluar se dhënia e makinave për lojtarët ishte bërë në formë pagese të padeklaruar nga klubi. I njëjti dyshim fshihej edhe pas përdorimit të fluturimeve çarter nga futbollistët, me fluturimet e vëna në dispozicion nga vetë Barcelona.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share