Verën e ardhshme, pritet që Barcelona të kërkojë të nënshkruajë me një sulmues të majtë.
Joao Felix aktualisht e zë atë pozitë, por ai është vetëm i huazuar nga Atletico Madrid, i cili kërkon një çmim që katalanasit nuk mund ta përballojnë për shkak të problemeve financiare.
Kësisoj, objektiva të tjerë mund të ndiqen dhe Xavi Hernandez raportohet të jetë një tifoz i madh i Leroy Sane.
Ai po kalon edhe këtë sezon formë të lartë me Bayern Munichin, por duke pasur parasysh se kontrata e tij me klubin skadon në vitin 2025, ai duket se nuk është afër të bie dakord për një kontratë të re.
Marrë parasysh situatën, reprezentuesi gjerman mund të jetë i disponueshëm për t’u transferuar për një çmim më të ulët.
“Sport” raporton se Sane po refuzon të mbyllë derën për një largim nga Bayerni, gjë që do të mbajë shumë të interesuar Barcelonën dhe Real Madridin. “Los Blancos” janë lidhur gjithashtu me ish-futbollistin e Manchester Cityt javët e fundit, duke qenë të interesuara për të shtuar forcat në fazën e sulmit.
Për momentin, situata besohet të jetë mjaft e qetë. Sane është duke u fokusuar në të ardhmen e tij në Bayern, me Barcelonën dhe Real Madridin që shpresojnë se mund ta “rrëmbejnë” atë nga kampionët e Gjermanisë verën e ardhshme.