Emocione dhe surpriza, çfarë pritet të ndodhë nesër në finalen e Love Island Albania?

Finalja e madhe e Love Island Albania do të zhvillohet ditën e dielë (nesër) në orën 21:00 në televizionin Klan, nën drejtimin e Luana Vjollcës.

Mbrëmja premton një spektakël të mbushur me emocione, surpriza dhe ngjarje nga vila e dashurisë të patransmetuara më parë.

Si është bërë publike dhe në faqen zyrtare të Instagramit të Love Island Albania, do të kemi surpriza për 4 çiftet finaliste, të ftuar VIP dhe të afërm të tyre.

Cilët do të jenë personazhet VIP që do të surpizojnë ishullorët? Letra dhe mesazhe emocionuese, për kë nga ishullorët do të jenë? Një propozim i papritur, a ka dashuri të vërtet në Love Island Albania?

Gjithashtu ju rikujtomë se në garë janë katër çifte finaliste, Everaldo-Aisha, Aleksandros-Erida, Ueda-Arlind dhe Amadea-Haris.

Vetëm një nga çiftet finaliste do të mund të fitoj çmimin e madh të 50 mijë eurove, se cili do të jetë e zbuloni nesër në orën 21:00 në televizioni Klan./ Love Island Albania

Lexo gjithashtu
Total
0
Share