Barazimi i parë sezonal i Struga Trim Lum, flet trajneri Shpëtim Duro

Skuadra kampione e sezonit vjeshtor klubi i futbollit Struga Trim Lum barazoi 0-0, me Rabotniçkin në një terren të vështirë siç është stadiumimi “Boris Trajkovski” në Maxhari, përkundër 3-4 rasteve të qindtpërqindta për gol.

Pra terreni i vështir, mund të jetë edhe arsyeja e që të dyja ekipet nuk mund të jepnin më të mirën e tyre, ndërsa për struganët ishte ky barazimi i parë në kampionatin 2023/2024 ku ka shënuar 13 ditore, 1 barazim dhe 5 disfata.

Pas ndeshjes trajneri Shpëtim Duro për faqen zyrtare të klubit ka deklaruar

“Skuadra bëri maksimumin në takimin e sotëm, në të cilin krijuam 3-4 raste të pastërta për gol.

Megjithatë në një terren të tillë skandaloz nuk mund të bësh diç më tepër. është e turpshme që në një terren të tillë të luhen ndeshje futbolli” – u shpreh trajneri Shpëtim Duro.

Ndryshe, vlen të theksohet se barazimi ishte i pari këtë edicion dhe gjithsej i treti që Struga Trim Lum e regjistron nën udhëheqjen e strategut Shpëtim Duro i cili kundër Raboitniçkit ka regjistruar ndeshjen e 30-të kampionale si trajner i Straga Trim Lum kku ka shënuar 22 fitore, 3 barazime dhe 5 disfata .

Lexo gjithashtu
Total
0
Share