Aksidentohet makina e nuses në Fushë Krujë

Një aksident rrugor ka ndodhur në Fushë Krujë, në dalje të autostradës në drejtim të Tiranës. Siç duket në këto foto të dërguara në rubrikën “Kallëzo” janë përplasur disa makina.

Tvklan.al ka mësuar se mes 3 mjeteve të aksidentuara është edhe një makinë që po merrte një nuse. Dyshohet se nga kjo ngjarje ka të plagosur. Megjithatë deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga policia.

Siç duket edhe në foto në vendin e ngjarjes ndodhen efektivë të Policisë Rrugore/tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share