Ballkani zhvendoset në Ohër për përgatitje para garave evropiane

Kampionët e rizgjedhur të Superligës së Kosovës në futboll, Ballkani është zhvendosur në Ohër për t’i kryer përgatitjet e fundit para ndeshjeve evropiane.

Suharekasit do të bëjnë gara në raundin e parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, ndërsa kundërshtarin do ta mësojnë pas disa ditësh, shkruan lajmi.net.

Ballkani përmes faqes zyrtare ka njoftuar se në Ohër do të qëndrojnë për disa ditë.

Portokallezinjtë përveç seancave stërvitore do të zhvillojnë edhe disa ndeshje kontrolluese me ekipe nga rajoni.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share