Ballkani shkruan histori, kualifikohet në fazën e grupeve

ATMOSFERË IMPOZANTE E 12 MIJË TIFOZËVE NË “FADIL VOKRRI”

 Skuadra kampione e Kosovës, FC Ballkani me fitoren në ndeshjen kthyese të play off-it shënoi sukses historik duke u kualifikuar në grupet e UEFA Ligës së Konferencës. Ballkani në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë mundi Shkupin 1-0.

Klubi I futbollit Ballkani është skuadra e parë nga Kosova që kualifikohen në fazën e grupeve të një gare evropiane. Ballkani  pas fitores 2-1 në Shkup, fitore shënoi  edhe Prishtinë 1-0 dhe me rezultain përgjithashëm 3-1 kualifikohet në fazën e  grupeve.

Trajneri i FC Ballkani, Ilir Daja, ka thënë se ndihet jashtëzakonisht i lumtur që skuadra e tij ka arritur në fazën e grupeve.

“Sot i gjithë suksesi shkon për të gjithë Kosovën. Do ta ndajmë suksesin me ata trajner që kanë punuar me këtë lojtarë që nga  mosha e vogël me këto futbollist që ne sot i drejtojmë në ekip të parë. Qoftë nga segmenti i procesit të edukimit sportive  qoftë edhe në procesin e edukimit sepse që e përsëriita që janë njerëz të mrekullueshëm”,deklaroi Ilir Daja – Trajner I Fc Ballkani

Trajneri I Shkupit Goce Sedlovski pas ndeshjes në Prishtinë pasi uroi Ballkanin për kualifikimin në fazën e grupeve, tha se fituesin e pwrcaktuan rastet e humbura dhe kartoni I kuq nw fillim tw ndeshjes.

 “ Ndeshjen e sotme e humbëm që në minutën e dytë’ me kartonin e kuq. Gabimet ndodhin në futboll, por të luash 90 minuta me një lojtar më pak është shumë e vështirë.  Ballkani është një skuadër e mirë, nuk kam çfarë të them për futbollistët kanë kualitet të lartë dhe ne na penalizuan gabimet që bëmë si këtu edhe në Shkup”, deklaroi Goce Sedloski – Trajner i Fc Shkupi.

 Atmosfera para, gjatë dhe sidomos në përfundim të ndeshjes ishte impozante pasi 12 mijë tifozët e pranishëm me këngë përshëndetën këtë sukses historik për futbollin e Kosovës. Nuk mungoi as edhe koroegrafia me motive patriotike e tifo-grupit  “Shvercerat” nga Shkupi./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share