Bad News Eagles mposht ekipin Copenhagen Flames dhe kalon në finale të turneut CCT South Europe

Ekipi shqiptar Bad News Eagles ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj ekipit danez Copenhagen Flames, për ta siguruar finalen në turneun CCT South Europe.

Bad News Eagles kanë shënuar fitoren e tretë radhazi në turneun me vlerë 50.000 dollarë.

Me një rikthim fantastik në mapin e parë, Bad News Eagles e vazhduan formën e mirë edhe në mapin e dytë, për ta përmbyllur ndeshjen me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Me këtë fitore, ata kanë siguruar finalen në turneun CCT South Europe, dhe e presin fituesin nga ndeshja Aurora – 9INE.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share