Babai i Vanjës në gjykatë – kërkohet paraburgim!

Është sjellur pasditen e sotme para gjyqtarit për procedurë paraprake në Gjykatën Penale në Shkup, Aleksandar Gjorçevski, babai i Vanjës 14 vjeçare që u gjet e vdekur pas 7 ditësh kërkime, përcjell KlanM.

Gjorçevski akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e vajzës së tij, duke iu dhënë informacione për lëvizjen e saj, personave që e kidnapuan.

Sipas informacioneve, Prokuroria ka kërkuar paraburgim prej 48 orëve me qëllim që të mos pengohen hetimet.

14-vjeçarja, siç përcjell KlanM, është grabitur para hyrjes së ndërtesës ku ka jetuar. Rrëmbyesit ia kanë lidhur duart dhe këmbët, e kanë mbuluar me thes gjumi dhe e kanë vendosur në bagazhin e makinës “Citroen”. Para makinës ka patur një automjet tjetër “Reno Kango”.

Viktima është dërguar në një lokacion jashtë Shkupit, afër fshatit Brazdë – Çuçer Sandevë, ku është kryer vrasja, e më pas është djegur makina me të cilën është rrëmbyer.

14-vjeçarja është vrarë në përpjekjet për të zhvatur para nga e ëma e saj. Merret vesh se e ëma kishte shitur një banesë./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share