Babai i Luiz Diaz ende i zhdukur, policia ofron 50 mijë euro për informacione

Ditët kalojnë dhe shqetësimi shtohet. Kërkimi për Luis Manuel Díaz , babai i futbollistit Luis Díaz , vazhdon pa dhënë rezultatet e pritura.

Rreth 250 punëtorë, duke përfshirë policë dhe ushtarë nga ushtria kolumbiane, janë pjesë e aksionit për gjetjen e tij.

“E morën me motor, e nxorën nga makina dhe hynë nëpër toka të pyllëzuara, është një territor i egër, i vështirë dhe kërkon praninë e trupave të ushtrisë dhe Policisë Kombëtare. Po kryhet kontrolli shtëpi më shtëpi. “tha gjenerali William Salamanca, kreu i kërkimit policor.

Policia ka ofruar 200 milionë pesos kolumbiane, një shifër që është rreth 50,000 euro për këdo që jep informacione për gjetjen e tij.

Luiz Diaz vazhdon të jetë në Liverpool ngase autoritetet kolumbiane i kanë rekomanduar që mos të jetë në Kolumbi gjatë kohës së kërkimit të babait./Indeksonline/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share