Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri i ftuar në emisionin “Klan Debat” në Tv Klan Macedonia, tha se detyra e çdo politikani është që të veproj në interes të qytetarëve, duke numëruar nëj sërë ligjesh që sipas tij duhet të jenë ndryshe dhe të gjejnë zbatim ndryshe në praktikë.
“Çdo subjekt politik i cili qeveris një periudhë të gjatë tek 20 vite, gjasat janë të larata që kushdo qoftë ai subjekt politik, dhe një funksionar që është 15 vite në pozicione shtetërore udhëheqëse ka gjasa maksimale ta humbi kontaktin me realitetin. Çdo shoqëri ka nevojë për reciklim të garniturave qeverisëse, e sidomos në shoqëritë e Ballkanit Perëndimor e këtu bën pjesë edhe Maqedonia ku është e shëndetshme për demokracinë reciklimi i elitave të qeverisë. Është detyra e politikanve të indetifikojnë nevojën primare të qytetarit dhe në bazë të kësaj do të merret dhe vendimi. Unë vazhdoj të kemë shpirt opozitar dhe pse jemi në koalicion me BDI-në unë ende mendoj se mund të kemi ligj tjetër për decentarlizim fiskal, për ndarjen teritoriale, për përdorimin e gjuhëve dhe për shumë mekanizma të tjera dhe këtyre qëndrimeve të mia unë iu rri nga pas, sepse janë qëndrime të bazuara në analiza krahasuese me vendet e BE-së dhe rajonit dhe analizave të demokratizimit të shoqërisë”, tha Aziri.
Aziri shtoi se politikanët intelektual, duhet të lënë pas egon personale dhe bashkohen e bashkëpunojnë në interes të gjithë qytetarëve.
“ Unë nuk mendoj se asnjë subjekt në RMV po dhe BDI-ja të shihet si gogol apo përbindësh ose opozitarizmi jonë gati 10 vite nuk do të thotë që ne do të duhet të vazhdojmë me fraza opozitare duke mos pasur për bazë rrezikun eventual që mund ta fusim shoqërinë, vendin, rajonin e tjerë. Dallimi mes një politikani dhe intelektuali është kapaciteti i marrjes së vendimeve dhe përgjegjësis, ku nde duhet të mendojmë a do ti japim përparësi egos personale a do ti japim përparsi zhargonit “unë jam burrë e kam kritikuar dhe nuk bashkëpunoj”, apo do ta kryejmë detyrat që u kemi dal zot duke bërë vlersimin e duhur të rrjedhave edhe politike edhe të pritjeve politike. Në kuadër të prëvojave dhe vlersimeve, ASH-ja do të marri vendim meritor”, përfundoi Aziri. /tvklan.mk