Mbahet sot takimi zyrtar i “Open Balkan”

Mungon vetëm Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Nis sot në orën 10:00 në Ohër të Maqedonisë së Veriut takimi zyrtar i liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Pas takimit të mirë se ardhjes së liderëve, do të nisë edhe seanca e parë plenare me fokus te turizmi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në axhendë është parashikuar seancë koordinuese e liderëve me komunitetin ndërkombëtar dhe rreth mesditës do të mbahet edhe seanca e dytë plenare me fokus te kultura.

Rreth orës 13:30 do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve mes vendeve pjesëmarrëse dhe më pas edhe konferenca për shtyp e liderëve të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në këtë samit marrin pjesë në rolin e vëzhguesit edhe Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç si dhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Zoran Tagel-tija.

Në takim nuk merr pjesë vetëm Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share