Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira mesatare, në disa pjesë të vendit vranësirat do të rriten dhe do të paraqiten kushte për reshje shiu. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimorë.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri në 17, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 26 deri në 33 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe vranësira mesatare. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi veriperëndimorë. Temperatura minimale do të ulet në 15, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 31 gradë Celsiusë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share