Avokati i Popullit: Vit i vështirë për të drejtat e fëmijëve dhe të burgosurve!

NXËNËSIT SHQIPTAR PAMUNDËSOHEN TË MËSOJNË NË GJUHËN AMTARE

Avokati i Popullit vitin që po e lëmë pas e vlerësoi si shumë të rëndë për të drejtat e fëmijëve. Naser Ziberi si shkelje të të drejtave të fëmijëve ka përmendur vrasjen e 14 vjecares, Vanja Gjorçevska.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Viti 2023 mbyllet me konstatimin se ka qenë një vit shumë I rëndë për liritë dhe të drejtat e qytetarëve dhe përpjekjet për mbrojtjen e tyre, posacërisht për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, vit I cili u mbyll edhe me një rast tragjik të vdekjes së vajzës Vanja Gjorçevska” – tha Naser Ziberi.

Viti 2023, sipas Avokatit të Popullit ka qenë një vit shumë I rëndë për personat që vuajnë dënimin me burg, duke vecuar aksionin policor në Burgun e Idrizovës.

“Sipas deklaratave të të burgosurve, ata me të padrejtë kanë qenë viktimë e dhunës që ka ushtruar policia. Janë lidhur, janë rahur nëpër gjithë pjesët e trupit edhe pse nuk kanë dhënë ndonjë rezistencë ndaj kontrollit që ka bërë policia” – deklaroi Ziberi.

Si shkelje më të mëdha të të drejtave të fëmijëve, Avokati i Popullit ka përmendur edhe mosdhënien në kohë të dëftesave shkollore, mungesa e librave, mosdistribuimi në kohë i librave dhe pamundësia e nxënësve Shqiptar për të mësuar në gjuhën amtare në shkollat në Gazibabë, Veles dhe Çashkë. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share