Liga e Kombeve sjell sonte super-ndeshje, vëmendja te sfida Portugali – Zvicër

Sonte në program janë disa ndeshje të raundit të dytë, në kuadër të Ligës së Kombeve .

Në Ligën 1 të Ligës së Kombeve, Çekia do të ndeshet me Spanjën, teksa kryendeshja e sotme luhet mes Portugalisë dhe Zvicrës.

Në Ligën B, Serbia përballet me Slloveninë, ndërsa Suedia me Norvegjinë.

Liga C vjen me katër ndeshje duke filluar nga Qipro – Irlandë e Veriut, Gjibraltar – Maqedoni e Veriut, Bullgari – Gjeorgji dhe Kosovë – Greqi.

Për fund, në Ligën D, San Marino ndeshet me Maltën.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share