Avioni ra në oqean, humb jetën bashkë me dy vajzat aktori hollivudian

Aktori i njohur i Hollivudit me origjinë gjermane, Christian Oliver ka ndërruar jetë  së bashku me dy vajzat e tij të vogla në një aksident ajror.

Avioni privat me të cilin po udhëtonte u rrëzua në detin e Karaibeve, pak çaste pas ngritjes.

Peshkatarë, zhytës dhe roja bregdetare shkuan menjëherë në vendngjarje dhe gjetën trupat e  pajetë të personave që ndodheshin në avion. Menjëherë pas ngjarjes së rëndë  vërshuan ngushëllime për familjen dhe miqtë e aktorit të ndjerë, i cili kishte përfunduar xhirimet e skenave të tij të fundit në xhirimet e një filmi të ardhshëm të titulluar “Forever Hold Your Peace”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Oliver është i njohur për rolin në filmat “The Good German” me aktorin George Cloony  dhe në komedinë aksion “Speed ​​​​Racer” të vitit 2008.

Rolet e hershme  në karrierën si aktor përfshijnë ato në serialin televiziv “Saved by the Bell: The Neë Class” dhe filmin “The Baby-Sitters Club”.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share