Zinçenko: Ukraina ka një ëndërr – duam të shkojmë në Katar 2022

UKRAINA U KTHEHET NDESHJEVE ZYRTARE TË FUTBOLLIT

Reprezentacioni i Ukrainës I kthehet ndeshje zyrtare të futbollit she sonte në gjysmëfinalen e balotazhit për plasmanin në Kampionatin Botëror në Katar, do të përballet me Skocinë.

Kjo ndeshje ka ngjallur shumë emocione për gjithë ekipin ukrainas duke marrë parasysh luftën disa mujore me Rusinë.

Një nga liderët e këtij brezi të futbollistëve ukrainas, Oleksandar Zinçenko, nuk mund të ndalte lotët në prag të takimit në Glasgou kundër Skocisë.

OLEKSANDAR ZINÇENKO – FUTBOLLIST I UKRAINËS

“Cdo ukrainas dëshiron vetëm një gjë, të ndalet kjo luftë. Bisedova me shumë njerëz në botë, kurse kam biseduar edhe me shumë fëmijë që thjesht nuk kuptojnë se cfarë po ndodh. Ata kanë vetëm një ëndërr – të ndalet lufta. Sa i përket futbollit, ekipi ukrainas ka vetëm një ëndërr – duam të shkojmë në Kampionatin Botëror, t`u dhurojmë njerëzve emocione që s`mund të përshkruhen, për shkak se ukrainasit aq shumë e meritojnë në këtë moment”

Fituesi i ndeshjes Skoci – Ukrainë në finalen e balotazhit do të përballet me Uelsin.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share