Avdiu: Garën presidenciale e shoh ndërmjet VMRO-së dhe LSDM-së, Pendarovski ndoshta e fiton nëse e përkrahin edhe shqiptarët

Në emisionin Pressing me Leonard Kerqukin në Televizionin Klan Macedonia, panelistët diskutuan mbi pritshmëritë e shqiptarëve pas zgjedhjeve presidenciale të 24 prillit.

Analisti Albert Musliu tha se pas 24 prillit mund të ndryshoi narrativi i partive garuese, pasi pas rezultateve do ta shohin se sa kanë pëlqyeshmëri tek masa.

“Sistemi zgjedhor tek ne është pak i komplikuar, me 6 zona. Por prap se prap pres që pas 25 prillit të ndryshoi dhe narrative. Bujar Osmani ka pasur një kampanjë tjetër, Arben Taravari një tjetër kampanjë dhe luftërat janë bërë në blloqet e tyre politike. Taravari ka tentuar ta ndaj veten nga narrativi partiak disa herë”, tha Musliu

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Aktivistja, Zana Avdiu tha se gara presidenciale bëhet ndëmrjet dy kandidatëve nga partitë maqedonase, teksa presidenti aktual Pendarovski mund të jetë fitues vetëm me votat shqiptare.

“Mendoj që profesoresha nga VMRO do të del e para, mirëpo ndoshta Pendarovski e merr mandatin në raundin e dytë si fitues me përkrahjen e shqiptarëve. Arben Taravari mendoj që si person është i votuar, mirëpo Osmani është emëruar nga BDI jo që ka pasur vota personale në garë. Nga disponimi që unë e shoh, mendoj që z.Osmani do të del i katërti në këtë radhitje:, tha Avdiu. /Tvklan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share