Autobusi i stërmbushur me nxënës qarkullon me dyer hapur, ja si përgjigjen nga NPQ-Shkup

Ndermarja publike për qarkullim publik përmes një shkrimi ka njoftuar se ka pranuar kërkesën e nxënësve të fshatrave të Sarajit për shpeshtim të autobusëve me numrin 56.

Më 19 shtator 2022, në NPQ Shkup është dorëzuar iniciativa për ndryshimin e orarit të linjave 56 dhe 56A, gjegjësisht për përfshirjen e një numri shtesë të autobusëve në linjat e treguara. Nisma i është përcjellë shërbimit përkatës dhe aktualisht janë duke u kryer analizat në terren. Me vendimin për transport linjor të udhëtarëve në qytetin e Shkupit, ndryshimet në orar, përfshirja e një numri shtesë të automjeteve në linjën e caktuar, bëhen nëse janë të parapara kushtet e nevojshme për atë qëllim në përputhje me nenet përkatëse të këtij ligji vendimet janë plotësuar. Në këtë rast, është e nevojshme të kryhen analiza për shfrytëzimin e linjës, numrin e verifikimeve dhe pasagjerëve të transportuar në një moment të caktuar. Në bazë të rezultateve të analizave do të dihet nëse kërkesa/iniciativa e dorëzuar është e arsyeshme, gjegjësisht nëse NPQ Shkup do të bëjë ndryshime në orar dhe do të lëshojë një numër shtesë të autobusave në 56 dhe 56A. Presim që procedura të përfundojë deri në fund të këtij muaji” – thonë nga NPQ – Shkup.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Nxënësit para kamerës së Tv KlanM u ankuan se edhe pse sipas orarit autobusi me numër 56 duhet të kalojë dhjetë fsharat e Sarajit çdo një orë, shpesh herë ndodh që të vonohet dy apo më tepër orë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share