Autobusi bie nga shkëmbi, 18 të vdekur në Meksikë

33 u plagosën, autobusi ra rreth 15 metra në një luginë ndërsa shkaku mbetet ende i paqartë

Të paktën 18 persona humbën jetën dhe 33 u plagosën kur një autobus ra nga një shkëmb në Meksikën perëndimore.

Autoritetet deklarojnë se autobusi ra rreth 15 metra në një luginë që lidh kryeqytetin e shtetit Tepic dhe destinacionin turistik të Puerto Vallarta. Të paktën 11 fëmijë u transferuan në spital për ndihmë mjekësore.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Fotografitë e lëshuara nga Ministria e Sigurisë dhe Mbrojtjes Civile të Nayarit treguan se shpëtimtarët po nxirrnin viktimat nga rrënojat. Ende mbetet i paqartë shkaku i aksidentit ndërsa autoritetet kanë hapur hetimet.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share