Australia kualifikohet në ‘Katar 2022’

Lotaria e 11-metërshave ka qenë tepër fatsjellëse për Australinë. ‘Kangurët’ siguruan biletën për në Botërorin e Katarit 2022, pasi mposhtën nga penalltitë një kundërshtarë si Peruja.

Kombëtarja amerikano-jugore rezistoi fort për 120 minuta, teksa u dorëzua përballë fatit dhe pritjeve shpëtimtare të Andrej Redmajn, i aktivizuar vetëm për të neutralizuar rivalët nga 11 metra larg. Pikërisht dy prej tyre u ndalen nga aftësitë e tij. Tek ajo vendimtare, Redmajn vallëzoi mbi vijën fatale, për të pritur goditjen e Valera dhe dërguar Australinë në Botëror.

Të shumtë ishin edhe qytetarët australian që kishin zbritur në sheshet kryesore për të pritur me ankth një kualifikim historik dhe tepër të merituar në Botërorin. Në Katar 2022, Australia është shortuar në grupin D, së bashku me kampionët në fuqi të Botës, Francën, Danimarkën dhe Tunizinë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share