UEFA krijon “këshillin e të mençurve”

20 ish-lojtarë e trajnerë për zhvillimin e futbollit

UEFA Football Board, kështu quhet këshilli më i ri i Qeverisë Europiane të Futbollit që do të vijë në ndihmë të zhvillimit të këtij sporti. Ancelotti, Capello, Maldini, Mourinho, Zanetti, Zidane janë disa nga emrat që e përbëjnë, të cilët kanë lënë shenjë në historinë e futbollit si lojtarë apo trajnerë.

Ata do të japin këshilla për rregullat e lojës, çështjet e arbitrave, kalendarët ndërkombëtarë, turnetë e UEFA-s, zhvillimin e futbollit te të rinjtë, taktikën e deri te shëndeti i futbollistëve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas asaj që shkruan “Gazzetta dello Sport” mund të konsiderohet një këshill i të mençurve. 20 specialistë të botës së futbollit do të koordinohen nga ish-futbollisti Zvonimir Boban sot pjesë e UEFA-s, i cili është edhe ideatori. Mbledhja e parë do të jetë më 24 prill në Nion.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share