Australi, miliona qytetarë pa internet

Kompania telefonike Optus pati probleme teknike, kaos në shumë biznese

Miliona qytetarë në Australi u përballën me ndërprerje të internetit për shkak të problemeve teknike të  operatorit të dytë më të madh të  telekomunikacionit në vend Optus.

Kompania bëri me dije se më shumë se 10 milionë njerëz dhe mijëra biznese u prekën.

Kështu ndodhi edhe me këtë kafene të vogël në Australi në të cilën klientët nuk mund të kryenin dot pagesat.

“Ndërpreja e internetit ndodhi shumë herët në mëngjes dhe më pas nuk mundëm të merrnim asnjë klient. Të gjithë paguajnë onilne, por për fat ka ende disa klientë që paguajnë me para cash.”

Ky problem teknik shkaktoi vonesa në transport dhe bllokoi sistemin online të pagesave.

Por përveç internetit, klientët e kësaj komapanie nuk mund të kryenin telefonata përfshirë ato urgjente si thirrja e shërbimeve të urgjencës. Problemi teknik u zgjidh pas 12 orësh.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së rrjetit, por kompania ka përjashtur skenarin e një sulmi kibernetik.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share