Atletikë: Më 23 Tetor zhvillohet Maratona e Tiranës

Kryeministri Edi Rama ftoi sot qytetarët që të regjistrohen në këtë maratonë në të cilën fiton kush merr pjesë, teksa ndau në rrjetet sociale edhe ftesën e atletes, kampiones së Evropës, Luiza Gega.

Atletja Luiza Gega fton qytetarët të regjistrohen në këtë maratonë, teksa shprehet se të garosh në vendin tënd me popullin tënd është një emocion i papërshkueshëm.

“Kam garuar në shumë qytete të ndryshme të botës, si Rio, Tokio, Paris, Stamboll e shumë të tjera, por të garosh në qytetin e Tiranës, maratonën e Tiranës është më e bukura.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Të garosh për vendin tënd, popullin tënd është nder dhe privilegj, por të garosh në vendin tënd me popullin tënd është një emocion i papërshkueshëm. Prandaj regjistrohuni në maratonën e Tiranës dhe shihemi më 23 tetor tek sheshi Skënderbej”, u shpreh Gega.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share