Atletikë: Drita Islami mbylli garat në Evropianin e sallave të mbyllura

Në ditën e dytë të kampionatit Evropian të Atletikës në ambiente të mbyllura që mbahet në Stamboll të Turqisë Drita Islami, mbylli paraqitjen e saj, me një rezultat afër rekordit të saj personal.

Ajo në disiplinën 400 metra, shënoi rezultat 55.86, që është dy të qindtat më ngadalë se rekordi shtetëror që vendosi muajin e kaluar në Budapest . Drita Islami ishte në grupin e parë kualifikues doli e pesta, ndërsa fituese doli atletja çeke Lada Vondrova me rezultatin 52.77. Në renditjen e përgjithshme,Drita Islami renditet e 25-ta, nga gjithësej 27 garuesve të regjistruara.

Shaban Sinani /KLanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share