Atletico Madrid në vështirësi financiare

Bie tregu i kriptovalutës, tërhiqet sponsori

Tregu i kriptovalutës ka pësuar një rënie drastike në muajt e fundit me afërsisht 70%. Kjo ka qënë një goditje e fortë për shumë kompani që operojnë në këtë fushë, disa prej të cilave janë sponsor në klube të ndryshme futbolli.

Një prej tyre është edhe WhaleFin, sponsor i fanelës për Atletico Madrid. Mungesat e financave kanë bërë që kjo kompani të tërhiqet nga sponsorizimi i klubit spanjoll. WhaleFin ofron mundësi për investitorët privatë në blerjen dhe shitjen e kriptomonedhave. Sponsorizimi kishte një mandat pesë-vjeçar, për një tarifë prej 40 milionë Euro në sezon.

Atletico arkëtoi vetëm për një vit, por tani WhaleFin ka shfrytëzuar një klauzolë në kontratë që e mundëson tërheqjen nga sponsorizimi në rast të rënies së tregut. E njëjta kompani sponsorizonte edhe Chelsea, por logoja e saj shfaqej në mëngët e fanelave të futbollistëve.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share