Athinë: Kovaçevski – Fon der Lajen, të mos humbet rasti i vetëm!

Në darkën joformale të Athinës, Kryeministri Dimitar Kovaçevski, e ka njoftuar Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, me zhvillimet më të reja në kontekst të nisjes së procesit për ndryshime kushteteuse, sic percjell KlanM komunikatën e Qeverisë, vendi ka mbështetjen e BE-së me qëllim të vazhdimit të procesit të integrimit evropian, por ishte potencuar edhe rëndësia e përfundimit me sukses rë këtij procesi.

Kovaçevski dhe Fon der Lajen, sipas komunikatës së Qeverisë, kanë biseduar edhe për procesin e skriningut dhe hapjen e pritshme të klasterëve të parë të negociatave.

Duke u shprehur rreth përparësive të anëtarësimit në BE, sic njofton KlanM, edhe një herë është potencuar rëndësia kyçe që të mos humbet ky shans për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share