Athina planifikon të ndajë 100 milionë euro për rrethojë në kufirin me Turqinë

Greqia dëshiron ta zgjerojë gardhin tashmë ekzistues përgjatë kufirit me Turqinë për 35 kilometra, deklaroi ministri grek i Mbrojtjes Civile, Takis Theodorikakos, për televizionin Skaj.

Sipas tij, projekti do të kushtojë rreth 100 milionë euro dhe paratë do të ndahen nga buxheti grek.

“Bashkimi Evropian ende nuk e ka miratuar kërkesën e Athinës për financimin e ndërtimit të vazhdimit të gardhit. Punimet për vazhdimin e rrethojës duhet të përfundojnë për dhjetë muaj”, ka shtuar Theodorikakos, raporton DPA.

Në vitet e fundit, Athina ka ndërtuar 37.5 kilometra gardh çeliku rreth pesë metra të lartë përgjatë pjesës së cekët të lumit kufitar Marica, të cilin grekët e quajnë Evros, ndërsa turqit Meriç.

Sipas të dhënave zyrtare, rojet kufitare greke kanë penguar rreth 256 mijë emigrantë të kalonin lumin dhe të hynin në vend. Gjithashtu janë arrestuan 1300 kontrabandistë. /MIA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share