Asnjë vendim për rindërtimin e sallës Universale – nuk dihet nëse do i kaloj Qeverisë

ARSOVSKA: UNË SI KRYETARE KOMUNE NUK MUNDEM TË MARR ASNJË VENDIM

Pas iniciativës nga ana e këshilltarëve të LSDM që salla Universale ti kaloj qeverisë, ende nuk është marrë asnjë vendim rreth rindërtimit të saj. Kryetarja e qytetit të Shkupit Danella Arsovska thotë se si kryetare Komune nuk mund të marrë vendime të tilla.

Në fillim të këtij muaji grupi i këshilltarëve të LSDM-së dërguan iniciativë për kalimin e përkohshëm të Sallës Universale nga Qyteti i Shkupit në Qeveri me arsyetimin se nëse Arsovska nuk dëshiron dhe nuk mund ta përfundojë rindërtimin e objektit, Qeveria e cila është edhe financuese, mund ta bëjë këtë. E pikërisht për këtë duke u përgjigjur në pytejet e gazetarëve se a do t’ia lëshojë Sallën Universale Qeverisë, kryetarja e qytetit të Shkupit Danella Arsovska tha se nga pozita e kryetares së Shkupit nuk ka mundësi të marrë vendime të tilla.

”Nuk është një vendim që unë si kryetar komune mund apo dua ta marr. Nisma është iniciuar nga këshilltarët, pasi në fakt ata i iniciojnë të gjitha iniciativat dhe për këtë duhet të vendosin vetë. Të shohim se në cilin drejtim po ecën diskutimi dhe cila është në të vërtetë kërkesa që synojnë të vendosin në rendin e ditës të seancës së sotme të Këshillit” – tha Danella Arsovska.

Ajo bëri të ditur se rindërtimi i Sallës Universale po përballet me probleme të shumta për, siç tha ajo, planifikim dhe projektim joadekuat. Ndërkaq, për marrjen e Sallës Universale nga Ministria e Kulturës është folur që në nëntor të vitit të kaluar, kur ministrat e Kulturës dhe Pushtetit Lokal, Bisera Kostadinovska-Stojçevska dhe Risto Penov, patën një takim me kryetaren Danella Arsovska, nga e cila dolën me pretendimin se sallën Universale do ta marrë tërësisht Ministria e Kulturës, për çka kanë marrë pëlqimin e kryetarës. Por Arsovska tha pasi të kemi një kërkes zyrtare nga Ministria e Kulturës atëherë do të marrim vendimin përfundimtar. Mirëpo, që atëherë, ministrja e Kulturës në disa raste ka thënë se nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga Qyteti i Shkupit. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share