Deputetja e BDI-së, Fisnike Bekteshi në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin deklaroi se ende po zhvillohen bisedimet për përfshirjen e ASH-së në të ashtuquajturin Front Evropian për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“Kryesia e ngushtë e Këshillit të Përgjithshëm e ka autorizuar kryetarin Ali Ahmeti që të vazhdojë bisedimet me ASH-në dhe partitë tjera, të cilat dëshirojnë që të jenë pjesë e listave të përbashkëta. Diçka konkrete tani për tani nuk kemi, por bisedimet vazhdojnë dhe shpresojmë që për një kohë të shkrutër të merret vesh dhe të njoftohet edhe opinioni”, theksoi Fisnike Bekteshi./KlanMacedonia