ASH: Mos i keqpërdorni institucionet për t’i shpëtuar të korruptuarit dhe të dështuarit

Aleanca për Shqiptarët përmes një kumtese ka reaguar rreth asaj siç thuhet se BDI po shfrytëzon institucionet për të shpëtuar veten.

Ja reagimi i plotë:

Krimi, korrupsioni, keqpërdorimi dhe partizimi i institucioneve nga BDI po kalon çdo kufi të turpit dhe degradimit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sukseset e Ansamblit të këngëve dhe valleve i takojnë popullit shqiptar dhe gjithë pjesëtarëve të ansamblit dhe për këtë përgëzime të gjithë meritorëve.

Por, defilimet dhe lëpirja e drejtorit para këmbëve të një kryetari partie është e turpshme dhe e patolerueshme. Akoma më e turpshme bëhet kjo kur i detyron anëtarët e ansamblit për të shkuar në një seli partie, për t’u shërbyer nevojave të drejtorit dhe për t’u vënë në agjenda partiake propagandistike.

Fotografitë e publikuara në selinë e BDI-së dhe me kryetarin e kësaj partie dëshmojnë qartë se kush qëndron mbrapa të gjitha aferave korruptive, kush i mbron drejtorët e dyshuar për keqpërdorim të parave dhe institucionit dhe pse rastet e këtilla nuk kanë epilog të drejtë, thuhet në reagimin e ASH-së. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share