Çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut, shtrejtohet benzina

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,34 % në raport me vendimin e datës 20.7.2023.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 4,133 %, te nafta për 1,937 %, te vaji ekstra i lehtë ka rritje për 2,431 % dhe te mazuti ulja është për 0,446% .

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,39%.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-E V), të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (EL-1) nuk ndryshojnë.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 1,00 den/l.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,293 den/kg dhe do të jetë 41,001 den/kg.

Nga data 25.7.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 82,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 84,50 (denarë/litër)
– Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 72,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 71,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 41,001 (denarë/kilogram)

Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 25.7.2023. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share