Çasti më magjik i festivalit “Kënga Magjike” mblodhi në skenën e Pallatit të Koncerteve artistët ndërkombëtarë duke kënduar në shqip.
Këngët më të bukura shqiptare, të kuruara në një kolazh nga Adi Hila u sollën nga të gjithë këngëtarët e huaj të shqiptuara me thekset e tyre të veçanta, por në gjuhën tonë.
Momentet magjike përcollën energjinë deri te publiku, i cili u ngrit në këmbë duke kënduar së bashku me ta perlat më të bukura të muzikës tonë./tvklan.al