Artan Grubi i’a përgatit ”valixhet” Izet Mexhitit para komunës së Çairit (VIDEO)

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut nga Bashkimi Demokratik për Integrim, Artan Grubi sot në konferencë për shtyp para komunës së Çairit me valixhe, është tallur me koalicionin e partive opozitare shqiptare që dolën mijëra vota prapa në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale që u mbajt dje.

“Tani merre valixhen edhe ec te shtëpia. Valixhja është kështu e vogël, se kaq janë të vogla punët e tyre, por siç tha edhe Skender Rexhepi-Zejdi, le ta mbajnë fjalën njëherë në jetën e tyre dhe le të dorëhiqen ashtu siç thanë, le të bëhen burra, le ta mbajnë fjalën, le ta marrin këtë valixhe, po ua lëmë bakshish dhe le të shkojnë në shtëpi”, u shpreh Artan Grubi

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share