Arsimtari në oborrin e vet rrah fëmijë me pengesa në zhvillim/ Drejtori i shkollës shpjegon rastin (VIDEO)

Drejtori i Shkollës Abdylfrashëri në Bogovinë ka treguar detaje për Klan Maqedoni duke shpjeguar rastin e dhunës së një arsimtari ndaj një fëmije me pengesa në zhvillim që ka qarkullar nëpër rrjete sociale.

”Këto informacione edhe un i kam ndëgjuar nga mediat sociale dhe kam menduar që është diqka lokale dhe jo serioze por në bazë të informacioneve që kam lexuar mund të jap deklaratë sepse ende nuk e kam parë videon. Sepse jepen verzione që nuk janë të verifikuara, në bazë të asaj kam caktuar mbledhje duke u konsultuar me stafin dhe këshillin e arsimtarëve dhe kemi ardhur në përfundim se rasti në fjalë nuk ka ndodhur në oborrin e shkollës, sipas deklaratës së tij ka ndodhur ditën e mërkurë pas përfundimit të mësimit dhe ajo ka ndodhur në oborin e tij” – tha drejtori.

Ai gjjithashtu tha se ai profesor nuk i jep mësim nxënësit në fjalë dhe se e dënon çdo lloj dhune.

”Ne dënojmë çdo lloj dhune që mund të bëhet ndaj një fëmije, por shkolla jonë nuk ka dokument që vërteton se ai fëmijë është me autizëm” – tha mes tjerash drejtori. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share