Ekipi i Mikel Artetas mund të bëhet sot lider i Premier Ligës, për së paku deri nesër, nëse e fiton ndeshjen ndaj Brentfordit.
Arsenali aktualisht gjendet në pozitën e tretë me 61 pikë, dy më pak se lideri i Premier Ligës, Liverpooli, të cilët nesër e presin Manchester Cityn, i cili është në vendin e dytë me 62 pikë.
Topçinjtë nuk njohin për humbje në pesë xhirot e fundit, ndërsa City në katër ndeshjet e fundit i ka katër fitore e një barazim, për dallim prej Liverpoolit, të cilët kanë humbur pikërisht nga Arsenali para pesë javësh.