Arsenali hap bisedimet për transferimin e mesfushorit që shkëlqeu në Euro 2024

Arsenali ka hapur bisedimet me Paris Saint-Germainit për të nënshkruar me mesfushorin Fabian Ruiz, sipas raportimeve të fundit.

Ekipi i Mikel Artetës ende nuk ka kompletuar zyrtarisht ndonjë transferim të ri në afatin kalimtar veror, ani pse ata janë shumë afër zyrtarizimit të Riccardo Calafiorit për 50 milionë euro nga Bologna.

‘Topçinjtë’ është lënë të kuptohet se janë në tregun e transferimeve edhe për një lojtar ofanziv, po ashtu edhe për një mesfushor qendror, para fillimit të sezonit të ri.

Sipas Duncan Castles, Arsenali ka përshpejtuar hapat për transferimin e Ruizit pas paraqitjeve të tij impresionuese në Euro 2024 me Spanjën.

“Arsenali ka filluar diskutimet me Paris Saint-Germainin për reprezentuesin spanjoll Fabian Ruiz. Diskutimet varen, siç kam mësuar, nëse Arsenali largon një mesfushor”, ka shkruar Castles në X.

Ruiz iu bashkua PSG-së nga Napoli për shumën e 21.5 milionë eurove në gusht të vitit 2022, por ai ka pasur vështirësi që të sigurojë fanellën e titullarit, që prej transferimit në kryeqytetin francez.

Ai ka startuar në 21 ndeshje në elitën e futbollit francez në sezonin debutues atje, ndërsa nën urdhrat e Luis Enriques sezonin e kaluar, ai luajti titullar në vetëm 14 ndeshje.

Sidoqoftë, Ruiz ishte kyç për Spanjën në Euro 2024 duke shkëlqyer me fanellën e ‘Furisë së Kuqe’ me dy gola dhe dy asistime.

Kur u pyet më herët gjatë këtij muaji për të ardhmen e tij, Ruiz refuzoi që të futet në detaje, duke thënë se ka edhe tri vite kontratë me Parisin./Telegrafi/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share