Arritjet e Barcelonës dhe Ter Stegen

Barcelona mundi Atletiko Madridin në “Kamp Nou” dhe shkon në 11 pikë larg Realit në vend të dytë. Takimi u vendos nga goli i Ferran Torresit në minutën 45 të takimit.

Blaugranat po kalojnë një sezon të mrekullueshëm, ndërsa kanë vendosur edhe rekord në mbrojtje. Ndaj bardhekuqve ishte ndeshja e 23 në këtë sezon që ata nuk kanë pësuar gol nga 30 sfida në total të luajtura në La Liga.

Barça bëhet klubi i parë në shtatë kampionatet kryesore të Europës, që në 30 javët e para pëson më pak se sa 10 gola.  Portieri i katalansve Ter Shtegen ka pësuar vetëm nëntë gola deri më tani.

Ekipet që e kanë ndëshkuar janë Real Sociedad, Real Madrid, Osasuna, Espanyol, Betis dhe Almeria. Dy nga golat kanë ardhur nga pika e bardhë e 11-metërshit, dy autogola dhe pesë të tjerë nga lojtarët rivalë.

Barcelona ka përmirësuar rekordet e mbajtura nga Porto dhe Çelsi; si ekipi portugez, ashtu edhe ai anglez pësuan 10 gola në 30 sfidat e para. Porto e arriti rezultatin më të mirë në sezonin 1991/92, me Vítor Baia në portë dhe anglezët, me Petr Cech në portë, në sezonin 2004/05.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share