Arrestohet shkupjani, në veturën e tij i janë gjetur 10 emigrantë nga Siria

Privohet nga liria shkupjani, pasi bë veturën e tij policia i gjen 10 emigrantë nga Siria në mesin e të cilëve edhe tre fëmijë.

“Me datë 07.08.2023 në ora 15:55 në magjistralen Kumanovë – pika kufitare “Tabanoc”, përballë fshatit Tabanoc, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Vëzhgim Kufitar “Sopot” e kanë privuar nga liria B.C.(35) nga Shkupi. Gjatë kontrollit në automjetin tip “Volkswagen Passat” me targa të Shkupit janë gjetur 10 emigrantë nga Siria, mes të cilëve tre të mitur”, shtojnë nga MPB.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share