Arrestohet personi nga Manastiri për prodhim të paautorizuar të drogës, parashtrohet kallëzim penal

Man’s hand is locked with the handcuffs

Më datën 09.08.2022 SPB Manastir deri te PTHP Manastir parashtroi kallëzim penal kundër S.SH. (24) nga Manastiri për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 215 paragrafi 1 të Kodit Penal.

Në të vërtetë, i denoncuari në intervalin kohor prej katër muajve gjatë vitit 2022 pasi nga SHBA-të në mënyrë të paautorizuar është furnzuar ne farëra të kanabis sativa, filizët i ka mbjellur në teren kodrinor në vendin e ashtuquajtur “Lagjja e brusnicës”  dhe ka ndërmarrë aktivitete për kultivimin e të njëjtit.

Më datën 08.08.2022 nga ana e nëpunësve policorë të Departamentit të Policisë Kriminalistike-Njësia për Tregti të Palejuar me Drogë dhe Armë, i denoncuari është kapur në vendin e kulturave të mbjellura dhe është privuar nga liria, gjatë së cilës i janë marrë edhe mjete në lidhje me veprën penale, poashtu është kryer inspektim nga ana e ekipit mbikqyrës të SPB Manasttir.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share