Arrestohet për sulm fizik një person nga Pallatica

Mbrëmjen e djeshme (03-prill) rreth orës 21:15, në Pallaticë të Tetovës, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 33-vjeçarin K.J. nga ky fshat, për të cilin në orën 15:00, 30-vjeçari R.H. nga Vejca e Tetovës, ka raportuar se në afërsi të Treboshit të Tetovës, e ka sulmuar fizikisht.

Në sulm, sipas raportit, K.J. ka përdorur edhe një mjet prej druri, ai më pas është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe pas dokumentimit të rastit do të përpilohet parashtresë përkatëse.TS

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share