Arrestohet një shtetas i Norvegjisë në Bllacë, kërkohej me fletëarrest nga Interpoli

Një shtetas i Norvegjisë është arrestuar nga policia e Maqedonisë së Veriut në Bllacë pasi ishte i kërkuar nga Interpoli me fletëarrest, përcjellë Klan M.

”Më datë 24.06.2023 në ora 12:35 në pikën kufitare të Bllacës nga zyrtarë policorë, B.M.(43) nga Norvegjia është arrestiar, pasi pas kontrolleve është konstatuar se në procesverbalet zyrtare i është shqiptuar masa e fletëarrestit nga Departamenti për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor – Interpol. Për rastin është njoftuar Prokurori Publik dhe personi i është dorëzuar zyrtarëve policorë nga Njësiti policor për intervenim në SPB Shkup për procedurë të mëtutjeshme” – thonë nga MPB. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share