Arrestohet një ish kryetar komune në Maqedoni

MPB njofton se policët e Departamentit për luftimin e krimit të organizuar dhe krimit të rëndë dje në Shkup kanë arrestuar pesë persona për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe pastrim parash, përcjell KlanM.

“Dje (29.06.2023) pasdite dhe gjatë mbrëmjes nga punonjës policorë të MPB-së  me urdhër të Prokurorisë Publike dhe me urdhër të gjyqtarit  për procedurë paraprake iu është hequr liria pesë personave në lidhje me nenin 273 paragrafi 5 dhe nenin 353 paragrafi 5 të Kodit Penal”, thonë nga MPB.

Sipas Kodit Penal, siç përcjell klanM,  neni 273 i referohet pastrimit të parave, dhe neni 353 për shpërdorimin e pozitës zyrtare.

Një pjesë e mediave raportoi se në mesin e të arrestuarve ishte edhe pronari i “Tinex” dhe ish-kryetari i Komunës Qendër, Vladimir Todoroviq dhe ish-zyrtari në të njëjtën komunë, Vladimir Zdraev, për rastin e projektit “Shkupi 2014”.

Personat u arrestuan dhe u ndaluan në komisariat dhe gjatë ditës do të kalojnë pranë gjyqtarit për procedim paraprak.

Prokuroria Publike ka paralajmëruar konferencë për media për sot në orën 13:00./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share