Arrestohet në hyrje të Shqipërisë 58-vjeçari ukrainas, i dënuar në Peru

Një 58-vjeçar ukrainas, është vënë në prangat e policisë kufitare në Morinë pasi ishte dënuar me 25 vjet burg nga autoritetet e Perusë për trafikim të armëve dhe për krime kundër shtetit.

Në bashkëpunim me shërbimet e drejtorisë shqiptare të Policisë në Kukës, dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve nga shërbimet e Interpol Tiranës, është ndaluar dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Perusë, shtetasi i kërkuar ndërkombëtarisht Dmytro Chornyi, 58 vjeç, banues në Ukrainë, përcjell klankosova.tv.

Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të Shqipërisë, rezultoi se 58-vjeçari, ishte i dënuar nga autoritetet gjyqësore të Perusë, me 25 vjet burgim, për veprat penale “Trafikimi i armëve” dhe “Krimet kundër shtetit dhe mbrojtjes kombëtare”, të parashikuara nga legjislacioni penal i Perusë.

Interpol Tirana sipas njoftimit të policisë, vijon të bashkëpunojë me homologët në Peru, për ta ekstraduar shtetasin Dmytro Chornyi, drejt këtij shteti.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share