Arrestohet kontrabandisti, gjenden 28 migrantë nga Siria

Një kontrabandist migrantësh është arrestuar mbrëmjen e kaluar, ndërsa në mjetin që ai e drejtonte janë gjetur 28 migrantë nga Siria, përcjell KlanM.

Njoftimi i policisë

Me datë 08.09.2023 në ora 19:00 në autostradën A1, pika pagesore “Demir Kapi” në drejtim Gjevgjeli-Shkup, nëpunës policorë nga Stacioni Policor Bogorodicë në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Jug kanë privuar nga liria personin R.K.(32) nga Strumica. 28 emigrantë nga Siria janë gjetur në një mjet transportues të tipit “Mercedes Sprinter” me targa të Koçanit, të cilin ai e drejtonte.

Për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik, ndërsa personat migrantë janë vendosur në Qendrën për të Huaj Gazi Babë Shkup dhe QPT Vinojug Gjevgjeli për procedurë të mëtutjeshme. RK i është dorëzuar nëpunësve policorë nga Stacioni Policor Negotinë dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “kontrabandim me migrantë” të dënueshme nga neni 418 b i Kodit Penal.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share