Arrestohet kërçovari, kapet me pesë sharra motorike dhe një pistoletë

MPB njofton se gjatë ditës së djeshme në Kërçovë është arrestuar një 53-vjeçar. Nga MPB thonë se tek i njëjti është kapur një pistoletë dhe 5 sharra motorike.

“Me datë 25.10.2022 rreth orës 18:50 në rrugën “Marshal Tito” në Kërçovë, zyrtarë policorë nga Sektori për Trafikim të Paligjshëm me Droga dhe Armë në Kërçovë kanë privuar M.T. (53) nga fshati Mamudovc, Kërçovë. Gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e tij dhe në ambiente të tjera dhe në automjetin e tij “Grand Cherokee”, me targa të Kërçovës, të kryer me urdhër të gjykatës, iu gjet dhe sekuestrua një pistoletë tip “Ecol Special 99” me karikator bosh dhe pesë sharra me motor”, thonë nga MPB.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share